Raporti mes Gimbos dhe Selinës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” po bëhet çdo ditë e më i ngushtë, duke lënë të kuptohet se krijimi i një çifti të ri është vetëm çështje kohe.
Një moment mjaft romantik ka ndodhur së fundmi në oborr, ku Gimbo ka vendosur ta surprizojë banoren që ka në krah.
Teksa Selina po ankohej për vapën, Gimbo është afruar me një buqetë me lule dhe një kuti duhani dhuratë.
Surpriza është shoqëruar me një përqafim të ngrohtë dhe një puthje të ëmbël në qafë nga ana e Gimbos.
Selina është shfaqur e emocionuar dhe e lumtur, jo vetëm nga gjesti, por edhe nga detaji që Gimbo kishte mbajtur mend preferencat e saj.
Ky gjest konfirmon se mes tyre ka një pëlqim dhe se DJ po bën gjithçka për ta bërë për vete bjonden simpatike të shtëpisë.
