Gjendja e rënduar emocionale e Mirit pak para nisjes së spektaklit Prime, ku u shfaq duke qarë në shtrat, nuk ka kaluar pa u vënë re nga njeriu i tij më i afërt, bashkëshortja e tij, Rabea.
Menjëherë pas transmetimit të pamjeve ku këngëtari dëgjohej i përlotur, ajo ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale për t’i dhënë kurajë dhe mbështetje nga jashtë.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka ndarë një foto të Mirit, të shoqëruar me një mesazh të fortë motivues, duke e quajtur atë “mbret” dhe duke i kërkuar të qëndrojë i fortë përballë vështirësive.
“Forca Mbreti im. Mos u dorëzo! Në fund, e mira triumfon gjithmonë mbi të keqen,” shkruan ajo në postimin e saj.

