Luiz Ejlli zgjedh fituesin e tij për Big Brother VIP 5…

Ashtu siç ishte parashikuar, aventura e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP 5” ka zgjatur vetëm 72 orë.

Gjatë spektaklit të djeshëm, banorëve iu zbulua përfundimisht se Luizi nuk ishte konkurrent zyrtar, por një i ftuar special për të trazuar ujërat dhe për të krijuar dinamika të reja.

Pasi la shtëpinë mes emocionesh dhe falënderimesh për rikthimin në vendin që i ndryshoi jetën, Luizi u përball në studio me opinionistët.

Arbër Hajdari nuk ia kurseu pyetjen klasike që i bëhet çdo banori kur lë shtëpinë: “Kë banor sheh si fitues të këtij Big Brother-i?”

Pa u menduar gjatë, Luizi dha një përgjigje të papritur: “Tani”. Megjithatë, përzgjedhja e Artanit u duk qartë se ishte një përgjigje diplomatike për t’iu shmangur pyetjes së drejtpërdrejtë.

Luizi preferoi të mos e thoshte emrin e fituesit që ai vërtet mendon apo dëshiron, duke zgjedhur të japë një emër neutral për të mos krijuar polemika apo influencuar publikun në këtë fazë të lojës.