Hyrja e re në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gazetari nga Kosova Shëndrit Lumi, nuk ka humbur kohë për të analizuar dinamikat më të nxehta të shtëpisë.
Në një bisedë të drejtpërdrejtë me Selinën, ai ka bërë një analizë të fortë të sjelljes së Mirit.
Sipas Shëndritit, armiqësia ose distanca e Mirit ndaj Gimbos buron nga xhelozia dhe pamundësia për të vepruar lirshëm.
Por banori i ri bëri dhe një deklaratë të fortë duke thënë:
“Selini, literalisht ja ushqen epshin emocional Mirit. Tash Miri është shumë i kryqëzum se s’mundet me i shpreh ndjenjat e veta se e ka dikë jashtë, e ka një grua, i ka disa fëmijë…Edhe çka ban? E urren Gimbon ose tregon mosdashje ndaj tij. Pse? Se ai nuk mundet ato që mundet me i shpreh Gimbo”.
Ai shpjegoi se arsyeja e këtij inati është liria që gëzon Gimbo në raport me Selinën, një luks që Miri nuk e ka.
