E rëndë/ Ky banor i futet në krevat Brikenës, ajo shpërthen në lot (Video)

Një situatë e rëndë dhe e pakëndshme është regjistruar në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, menjëherë pas përfundimit të spektaklit Prime.

Ndërsa banorët po përgatiteshin për të fjetur, një veprim i papritur i Artanit ka shkaktuar kaos dhe lot në dhomën e gjumit.

Brikena ndodhej e shtrirë në krevatin e Mateos, kur Artani i është futur në shtrat me vrull dhe pa asnjë paralajmërim apo pëlqim nga ana e saj.

Ky veprim e ka gjetur të papërgatitur banoren, e cila njihet për natyrën e saj sentimentale dhe distancën rigoroze që ruan ndaj meshkujve në shtëpi, duke qenë shumë selektive për kontaktet fizike.

E tmerruar nga “pushtimi” i hapësirës personale, Brikena ka shpërthyer menjëherë në lot, duke shfaqur një gjendje të rënduar emocionale dhe frikë nga mënyra e vrullshme se si ndodhi situata.

Ndërsa situata ishte e tensionuar, Miri ka ndërhyrë për të sqaruar dinamikën, duke u shprehur se qëllimi i Tanit nuk ishte ngacmimi, por tentativa për të zënë krevatin e Mateos.

Megjithatë, mënyra e ekzekutimit të këtij veprimi ka lënë një shije të hidhur dhe ka tronditur thellë banoren.