E fundit/ Kristi godet me shishe uji Rogertin, plas keq në BBVA (Video)

“Muaji i mjaltit” në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” duket se ka përfunduar në momentin që Luiz Ejlli kaloi pragun e derës për të dalë.

Pa prezencën e tij, banorët i janë rikthyer menjëherë “habitatit” të tyre të vjetër: debateve të ashpra, tensioneve dhe tashmë edhe përplasjeve fizike.

Një debat i ashpër mes Kristit dhe Rogertit ka degraduar me shpejtësi, duke kaluar çdo limit të lejuar. Në gjaknxehtësi e sipër, Kristi ka marrë një shishe uji (pagur) dhe ia ka hedhur në drejtim të Rogertit.

Nga pamjet e siguruara, situata duket serioze. Përveç ujit, në video duket qartë se edhe paguri e ka prekur lehtë në kokë Rogertin gjatë hedhjes, duke shënuar kështu një kontakt fizik të ndaluar.

Pas këtij veprimi të pakontrolluar, sytë janë drejtuar nga “Vëllai i Madh”. Pritet një reagim i menjëhershëm dhe një masë disiplinore ndaj Kristit për këtë incident që cënon integritetin fizik të banorëve.