Zbulohet data: Ja kur është finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4

Pas shumë spekulimeve dhe diskutimeve në rrjet, më në fund është zbuluar data se kur do të mbahet finalja e madhe e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”.

Sipas burimeve, ky rrugëtim i gjatë televiziv do të kulmojë më datë 27 shkurt, natë në të cilën do të fikën dritat e shtëpisë më të famshme dhe do të shpallet fituesi i madh.

Kjo datë do të shënojë fundin e një sezoni intensiv, të mbushur me emocione, dinamika të papritura dhe përballje të forta mes banorëve, të cilët kanë mbajtur mbërthyer publikun para ekranit për muaj të tërë.