“Uaa, iku…”- Ky banor kalon murin e shtëpisë së BBVA5? (Video)

Një situatë e papritur ka krijuar panik për pak minuta në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”.

Gjithçka u duk si një thyerje e rëndë rregullash, ku u krijua ideja se një nga banorët kërceu murin rrethues për të lënë shtëpinë.

Protagonisti ishte Gimbo, i cili në bashkëpunim me Kristin, Mateon dhe Juelën, organizoi një rreng të mirëmenduar për të testuar reagimin e Selinës.

Gimbo është parë të vrapojë me shpejtësi drejt murit dhe të zhduket duke u fshehur pas objekteve në oborr, ndërsa bashkëpunëtorët e tij nisën të bërtisnin me të madhe për ta bërë situatën sa më të besueshme: “O Gimbo… Uaa, iku!”

Selin, e cila u afrua menjëherë te banorët e tjerë pasi dëgjoi ulërimat, mbeti e habitur dhe e shqetësuar, duke besuar vërtet se Gimbo u arratis nga shtëpia.

Menjëherë u afrua edhe Miri. Ai u pa i hutuar dhe i çuditur nga situata, pa kuptuar se çfarë po ndodhte.

Por, “arratia” zgjati pak. Gimbo doli nga vendi ku ishte fshehur dhe shkoi menjëherë të qetësonte Selinën, duke e mbuluar me puthje dhe duke i sqaruar se e gjitha ishte thjesht një lojë e inskenuar nga grupi.