Gjatë takimit të Luizit me Kiarën dhe Lunën ndodh e papritura në Big Brother

Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP Albania” nuk ka sjellë vetëm emocione të forta, por ka shënuar një moment historik për këtë edicion, duke thyer çdo parashikim të mundshëm.

Momenti kulminant ishte padyshim takimi i shumëpritur mes Luiz Ejllit, bashkëshortes së tij Kiara Tito dhe vajzës së tyre të vogël, Luna.

Skena familjare, e mbushur me përqafime, lot gëzimi dhe deklarata të sinqerta dashurie, ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, duke u shndërruar në momentin më emocional të sezonit.

Por, e papritura e vërtetë ndodhi me shifrat.
Transmetimi “live” i spektaklit në YouTube arriti shifrën prej 359 mijë shikuesish në kohë reale.

Sipas të dhënave, ky është një nivel rekord që nuk ishte shënuar më parë gjatë këtij edicioni të pestë.