Tensionet dhe emocionet janë në kulm pak minuta para nisjes së spektaklit të sotëm (Prime) në “Big Brother VIP”.
Një moment shqetësues është kapur nga kamerat në dhomën e gjumit, ku protagonist është Miri.
Këngëtari është parë i shtrirë dhe i mbuluar, duke u izoluar nga pjesa tjetër e banorëve që po përgatiten.
Edhe pse nuk shihet fytyra e tij, mikrofoni ka konfirmuar gjendjen e rënduar, pasi dëgjohet qartë se Miri është duke qarë dhe është i prekur.
Ende nuk dihet arsyeja konkrete që ka shkaktuar këtë shpërthim emocional të papritur.
