A ka kryer marrëdhënie pas ndarjes nga Ilir Meta? Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi

E ftuar pak kohë më parë në “Top Albania Radio”, Monika Kryemadhi dhuroi një nga intervistat më virale, duke iu përgjigjur pyetjeve pikante të Salsano Rrapit përmes një kodi të veçantë.

Loja ishte e thjeshtë por domethënëse: Fjala “Seks” u zëvendësua me fjalën “Politikë”, duke krijuar një dialog me dy kuptime që zbuloi detaje intime nga jeta e saj pas ndarjes nga Ilir Meta.

Kur u pyet se sa kohë ka pa bërë “politikë”, Monika u përgjigj: “Dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën. Ajo ka qenë ‘politika’ e fundit. Në mars bëj dy vjet pa ‘politikë’,” – duke konfirmuar kështu se pas ndarjes nuk ka pasur marrëdhënie intime.

Momenti më epik ishte pyetja provokuese: “Je e detyruar në ‘politikë’ të hapësh këmbët?”. Monika ia ktheu me sportivitet dhe pa komplekse: “Jo gjithmonë. Ka edhe pozicione të tjera.”

E pyetur nëse “politika” e saj gjatë këtyre viteve ka qenë e nivelit të mirë, ajo u përgjigj: “Po, shumë e lartë.”

Në fund, ajo theksoi se nuk ka dështuar “asnjëherë” në “politikë”.