Sfida e barcaletave/ Ja kush banor po triumfon. E prisnit? (FOTO)

Sfida e humorit, e cila u prezantua dje përmes një zarfi të bardhë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, është kthyer në një garë të vërtetë shifrash në rrjetet sociale.

Banorët u vunë përballë detyrës për të treguar nga një barcaletë, ku “çmimi” është mjaft i rëndësishëm: Imunitet në televotimin e radhës për atë që merr më shumë pëlqime nga publiku.

Pas një vëzhgimi në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram, vetëm pak orë pas publikimit të videove, rezultati duket se flet qartë për një dominim absolut.

Luiz Ejlli kryeson listën me një diferencë të thellë nga banorët e tjerë. Barcaleta e tij ka grumbulluar deri më tani rreth 48 mijë pëlqime, duke e bërë atë pretendentin kryesor për fitoren e kësaj sfide.

Renditja për momentin vijon si më poshtë:
Vendi i dytë: Brikena me rreth 13 mijë pëlqime.
Vendi i tretë: Mateo me 12.7 mijë pëlqime.
Gimbo: 10.5 mijë pëlqime.
Kristi Lamaj: 8 mijë pëlqime.
Krusita: 5.800 pëlqime.
Stenaldo: 5 mijë pëlqime.

Pjesa tjetër e banorëve renditet poshtë shifrës së 3 mijë pëlqimeve secili.

Vlen të theksohet se kjo është një renditje momentale dhe shifrat mund të ndryshojnë deri në mbylljen e votimit, por hendeku mes vendit të parë dhe të tjerëve duket vështirë i rikuperueshëm.