Reagon Kiara pasi Luizi theu të vetmin kusht që ajo i vendosi

Nuk ka vonuar reagimi i Kiara Titos pasi bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, theu të vetmin “kusht” që ajo i kishte vendosur para hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Edhe pse moderatorja kishte porositur Luizin që të mos qëndronte më pa bluzë tani që është burrë i martuar, këngëtari u shfaq gjysmë i zhveshur në shtëpi vetëm pak orë pas hyrjes.

Kiara ka rishpërndarë në Story pikërisht postimin tonë, ku shkruhej: “Kiara, na vjen keq por Luizi nuk e mbajti fjalën”.

Në reagimin e saj, Kiara ka vendosur vetëm një emoji me sytë e përlotur “🥺” dhe hashtagun mbështetës të çiftit “#ejllat”, duke lënë të kuptohet se e ka pranuar me sportivitet natyrën e pandryshueshme të partnerit të saj, pavarësisht thyerjes së rregullit.