Për Luizin, këta janë 3 banorët më pozitivë dhe 3 banorët më negativë

Që prej hyrjes në shtëpi, Luiz Ejlli ka “skanuar” me kujdes çdo lëvizje dhe sjellje të banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”.

Së fundmi, ai ka bërë një ndarje të qartë të shtëpisë, duke listuar tre personazhet që i duken më pozitivë dhe tre ata që, sipas tij, përfaqësojnë anën negative të lojës.

Të preferuarit e Luizit:

Për fituesin e BBV2, banori më pozitiv është Mali.
Më pëlqen se është komplet jashtë shumë gjërave të kësaj shtëpie, për mirë. Ka biten e vet, është i respektueshëm e të gjitha,” u shpreh ai.

Në listën e të mirëve ai renditi edhe Stenaldon, të cilin e vlerësoi për guximin, si dhe Tanin, për sakrificën që ka bërë.

“Zgjedh Tanin duke ditur se çfarë ka lënë jashtë dhe ka vendosur me hy për t’i lënë ato gjëra jashtë, për të arritur diçka këtu brenda.”

“Shigjetat” për grupin negativ:

Në krahun tjetër, Luizi nuk i ka kursyer kritikat e forta, duke etiketuar Selinën me terma të rëndë.
Selina, vajza e Mirit, është shumë dinake dhe shfrytëzuese,” tha ai prerazi.

Për Kristin, Luizi pati një analizë interesante mbi rolin e tij dominues: “Mendon se është kryeplak për disa banorë, të cilët do e kuptojnë që janë viktima.

Lista negative mbyllet me Baby G, për të cilën Luizi mendon se krijon drama artificiale: “Ka shumë momente që mundohet të kapet me disa tema dhe të krijojë situata me një fjalë kot, dhe do ta bëjë të madhe.”