Pas tensioneve dhe debateve të forta strategjike, Vëllai i Madh ka vendosur të ndryshojë frekuencat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, duke sjellë një atmosferë feste dhe muzike.
Një zarf i ri ka mbërritur pak çaste më parë në shtëpi dhe ka qenë Gimbo ai që ka lexuar njoftimin që i ka gëzuar të gjithë banorët: “Banorë, është koha për karaoke.”
Produksioni i ka ftuar konkurrentët të lënë mënjanë inatet e lojës dhe të shijojnë disa çaste argëtimi, duke performuar hite të njohura shqiptare dhe të huaja.
“Vëllai i Madh ju fton të kaloni disa çaste plot argëtim ku secili prej jush ka mundësinë të këndojë dhe të krijojë kujtime të bukura. Mikrofoni është i hapur për të gjithë,” shkruhej në zarf.
