“Më ke sjellë buzëqeshjen”/ Stenaldo përlotet teksa flet me Luizin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk ka sjellë vetëm strategji dhe humor, por edhe momente të forta emocionale që kanë prekur zemrat e banorëve.

Së fundmi, një bisedë e ndjerë mes tij dhe Stenaldos ka zbuluar një lidhje të veçantë miqësore që është krijuar në pak ditë.

Stenaldo, mes lotësh, i ka shprehur mirënjohjen fituesit të BBV2, duke pranuar se prania e tij i ka ndryshuar humorin dhe e ka bërë të reflektojë thellë.

Jemi njerëz, jemi emocionalë. Jam takuar me ty në disa pika të zemrës, nuk ma merrte mendja. Më ke sjellë buzëqeshjen, i ke dhënë një energji të mirë shtëpisë, më ke lejuar të shpalos anë të tjera të vetes. Jam i lumtur shumë që ke ardhur,” i tha Stenaldo i emocionuar.

Nga ana tjetër, Luizi e ka inkurajuar të mos dorëzohet, duke ndërthurur këshillat me humorin e tij karakteristik:

Mos hiq dorë, mos u bëj djalë i keq. Mos bëj gabim të bësh lëvizje të papritura se vij këtu dhe i vendos flakën shtëpisë. (qesh)”

Por momenti më i bukur i bisedës ishte premtimi që Luizi i bëri për jetën jashtë, duke e siguruar se tashmë ai është pjesë e rrethit të tij të ngushtë, madje edhe të vajzës së tij.

Ty të presin shumë gjëra të bukura jashtë. Unë nuk e di se sa do të ndikojë në jetën tënde, por ti ke fituar një shok dhe një shoqe të vogël, vajzën time. Do dalim do bëjmë xhiro bashkë, sa të hapet edhe koha. Do shkojmë edhe në plazh, do i them Lunës: kapja dorën Stenaldos dhe ikni lahuni bashkë,” përfundoi Luizi, duke vulosur kështu një miqësi të sinqertë.