Hyrjet e së shtunës, Luizi, Alesio dhe Marko, janë vënë përballë pyetjeve të konkurrentëve të tjerë gjatë një “konference” të organizuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
Momenti më pikant i diskutimit ishte kur Juela i drejtoi një pyetje direkte Luiz Ejllit, duke rikthyer vëmendjen te strategjitë e tij në edicionin e dytë.
Ajo e pyeti këngëtarin nëse në këtë rrugëtim të ri do t’i nevojitej sërish një aleate e fortë, ashtu siç kishte qenë dikur Efi, apo nëse ndiente mungesën e një mbështetjeje si ajo e Kiarës.
Por, Luizi ka reaguar menjëherë me tone të qarta, duke refuzuar të bëjë paralelizma me lojën e kaluar apo të kërkojë dinamika të ngjashme.
“Me gjithë respektin për ish-konkurrentet, nuk e shoh të arsyeshme të rikthehemi te ajo që ka kaluar. Big Brother-i që kam bërë ka mbaruar,” u shpreh ai prerazi.
Me këtë përgjigje, fituesi i BBV2 la të kuptohet se këtë herë ka hyrë për një dinamikë krejt tjetër.
