“Mund të jem unë Olta Gixhari…”/ Brikena sfidon hapur Luizin, por merr përgjigjen epike

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, edhe pse e përkohshme (fakt që banorët nuk e dinë), ka ndezur menjëherë motorët e debatit dhe strategjisë.

Gjatë ditës së sotme, Vëllai i Madh organizoi një “konferencë shtypi” për banorët e rinj: Alesion, Markon dhe Luizin, ku pjesa tjetër e shtëpisë kishte mundësinë t’u drejtonte pyetje.

Momenti më pikant u regjistrua mes Brikenës dhe fituesit të BBV2. Banorja tentoi të pozicionohej si një lojtare e fortë, duke bërë një paralele të guximshme me rivalen historike të Luizit, Olta Gixharin.

Mund të jem unë një Olta Gixhari për ty,” u shpreh ajo, duke e pyetur Luizin nëse do të ishte i gatshëm të penalizonte grupin e tij (veten dhe Tanin) për të mbajtur në lojë një kundërshtare të fortë si ajo.

Por, Luizi nuk e kurseu ironinë therëse, duke e kthyer situatën në favor të tij me një batutë që shkaktoi të qeshura te banorët e tjerë.

Nëse të duket vetja një Olta Gixhari, kjo tregon se ke me dalë jashtë,” i tha ai, duke nënkuptuar fatin e ish-rivales së tij në edicionin e dytë.

Më tej, Luizi sqaroi filozofinë e tij të lojës:

“Unë nxjerr jashtë kë kam përballë, kë kam mundësi. A është e fortë, a është e butë, ajo shihet. Nëse e nxjerr jashtë do të thotë se s’ka qenë aq e fortë, nëse rri brenda qenka e fortë.”