Kjo banore refuzon të shkojë në dasmën e Elijonës dhe Klodit!

Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4” po përgatitet për një nga momentet më argëtuese të formatit, dasmën simbolike, por atmosfera festive duket se nuk i ka përfshirë të gjithë banorët.

Produksioni ka vendosur që protagonistët e kësaj ceremonie të jenë Elijona Binakaj dhe Klodian Mihaj, një zgjedhje që ka ngjallur reagime të shumta, duke pasur parasysh edhe pëlqimin e shprehur më herët nga Elijona për banorin.

Megjithatë, vëmendjen e ka marrë vendimi i papritur i Benitës për të bojkotuar ceremoninë. Gjatë një bisede me vetë Elijonën, ajo është shprehur e prerë se nuk do të jetë e pranishme, duke përdorur si argument gjendjen e saj shëndetësore.

Përballë insistimit të Elijonës, e cila i kërkoi të mos ia prishte qejfin vetes, Benita ka qenë kategorike në refuzimin e saj.

“Koka po më dhemb, nuk jam për dasmë sot. Nuk mundem, e kam vendosur,” i është përgjigjur ajo.
Ky refuzim ka hapur diskutime nëse arsyeja e vërtetë është thjesht dhimbja e kokës, apo një pakënaqësi e fshehur ndaj dinamikave të krijuara me çiftin e përzgjedhur për dasmën.