Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” nuk mund të kalonte pa miratimin dhe “bekimin” e partneres së tij, Kiara Tito, e cila këtë herë e ka përcjellë me një kod veshjeje të ri.
Ndryshe nga sezoni i dytë, ku Luizi shfaqej shpesh i shkujdesur dhe pa bluzë nëpër shtëpi, këtë herë gjërat kanë ndryshuar.
Moderatorja ka zbuluar me humor këshillën, ose më saktë kushtin, që i ka vendosur bashkëshortit para se të bëhej sërish pjesë e formatit.
“Tani që je burrë i martuar, nuk do rrish më pa bluzë,” i ka thënë ajo.
