U vendos! Ja kush do të jetë çifti që do të martohet në Big Brother VIP

Një nga momentet më argëtuese dhe të pritura të Big Brother VIP Kosova do të rikthehet edhe këtë edicion: dasma tradicionale brenda shtëpisë.

Ky ritual, që është bërë tashmë pjesë ikonike e formatit, pritet të sjellë emocione dhe shumë të papritura për banorët dhe publikun.

Për këtë sezon, produksioni ka zgjedhur Elijonën dhe Klodin si çiftin e ceremonisë simbolike.

Që nga hyrja e tyre në shtëpi, dyshja ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen për shkak të komunikimit të hapur, momenteve interesante dhe raporteve dinamike me njëri-tjetrin dhe me banorët e tjerë.

Screenshot