Rrjetet sociale janë tronditur orët e fundit nga publikimi i disa imazheve dhe videove që tregojnë transformimin drastik të Sonida Hajdinit, një ndryshim që reflekton pasojat e rënda të traumave të njëpasnjëshme familjare.
Po qarkullon një krahasim vizual të Sonidës, ku diferenca mes vitit 2015 dhe 2025 është e frikshme.

Në foton e parë, ajo shfaqet e kuruar dhe në formë, ndërsa në pamjet aktuale duket në një gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.
Ky reagim i publikut vjen pas publikimit të një videoje nga vëllai i saj, Genardi, ku ajo shfaqej gjysmë e zhveshur në shtrat duke ngrënë, ndërkohë që akuzonte të vëllain për dhunë.
Të dy motër e vëlla raportohet se ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike, e cila i ka rrënjët në një tragjedi të hershme.
Sipas dëshmive të publikuara, motër e vëlla kanë pësuar një traumë të pashlyeshme në vitin 1997. Ata kanë qenë në shtëpi kur nëna e tyre, ndërsa po gatuante në ballkon, u godit pas koke nga një plumb qorr.
Reagimi i Sonidës, asokohe fëmijë, ishte tronditës. Pa e kuptuar që e ëma ishte qëlluar, ajo i tha: “O ma po si rrëzohesh kështu ku e ke mendjen…”.
Tragjedia u thellua më tej kur dy fëmijët e vegjël u detyruan të fshinin vetë gjakun e nënës nga dyshemeja, një moment që duket se ka shënjuar përgjithmonë shëndetin e tyre mendor.
Zinxhiri i tragjedive për familjen Hajdini nuk është ndalur me kaq. Së fundmi, mësohet se edhe babai i tyre, Paqsor Hajdini, ka ndërruar jetë pasi u dhunua nga një person, duke i lënë fëmijët pa asnjë mbështetje prindërore.
Rasti i Sonidës dhe Genardit është kthyer në një thirrje për ndërgjegjësim mbi rëndësinë e shëndetit mendor dhe pasojat shkatërruese që traumat e patrajtuara mund të kenë te individi.
