Pak minuta larg hyrjes në BBVA 5, Luiz Ejlli zbulon arsyen e vërtetë për këtë rikthim

Numërimi mbrapsht ka filluar dhe ethet e pritjes kanë arritur kulmin.

Vetëm pak minuta para se të hapet dera e kuqe e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”, Luiz Ejlli ka bërë reagimin e tij të parë zyrtar në rrjetet sociale, duke zbuluar arsyen e vërtetë emocionale të këtij rikthimi historik.

Përmes një postimi në Instagram, fituesi i BBV2 ka lënë mënjanë për një moment batutat për “vendin e dytë”, për të prekur zemrat e miliona fansave që po e presin me padurim.

“Aty ku gjithçka ndryshoi… po kthehem. Nuk po rikthehem për lojë, po rikthehem për ju,” shkruan Luizi.

Ky dedikim konfirmon se hyrja e tij sonte është mbi të gjitha një mirënjohje dhe një dhuratë për publikun besnik – ata që thyen çdo rekord shikueshmërie në pritje të tij – duke e rikthyer atë në vendin ku nisi gjithçka, aty ku jeta e tij ndryshoi përgjithmonë.