“Luizi në BBVA, Arbana në BBVK”?/ Plas “lufta e ftohtë” mes televizioneve

Hyrja e bujshme e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” konsiderohet si karta më e fortë që Top Channel ka luajtur këtë sezon, duke monopolizuar vëmendjen e publikut. Por, a po përgatit Kosova një kundërpërgjigje të së njëjtës madhësi?

Dyshimet kanë nisur të vlojnë pas dy postimeve “të çuditshme” dhe të sinkronizuara në kohë, që duket se paralajmërojnë një “stuhi” mediatike.

Nga njëra anë, Arbana Osmani ka publikuar një foto në Instastory me diçiturën kuptimplotë: “THE CALM BEFORE THE STORM” (Qetësia para stuhisë).

Nga ana tjetër, producentja e “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhameti, ka postuar disa orë më pas një foto ku shfaqet në ambientet e punës së bashku me moderatorin Alaudin Hamiti. Ajo që bie në sy është mbishkrimi identik: “Calm after/before the storm” (Qetësia pas/para stuhisë).

Ky koinçidencë në përdorimin e frazës “para stuhisë” nga ikona e këtij formati, Arbana Osmani, dhe krerët e BBVK-së, ka nxitur aludimet se palët mund të jenë në bisedime.

A po planifikon “Big Brother VIP Kosova” t’i bëjë konkurrencë BBVA-së duke marrë Arbanën në Prishtinë (në çfarëdo roli qoftë), tani që BBVA mori Luizin?

Mbetet për t’u parë nëse kjo “stuhi” e paralajmëruar do të jetë thjesht një projekt i ri, apo lëvizja më e papritur televizive e vitit.