“Ish-gruaja po **** me zezak”/ Pas diss-it të Mozzik, reagon Loredana

Publikimi i projektit më të ri muzikor nga Mozzik, një EP me 5 këngë, ka trazuar menjëherë ujërat e showbiz-it, veçanërisht për shkak të këngës me titull “Diss”.

Në këtë projekt, reperi ka zgjedhur një formë të pazakontë duke i bërë “diss” vetes, por pa kursyer referenca të drejtpërdrejta dhe mjaft të rënda për ish-partneren e tij, Loredana Zefi, dhe të dashurin e saj aktual, futbollistin Karim Adeyemi.

Vargjet që kanë shokuar rrjetin dhe po shpërndahen me shpejtësi janë:

Je një copë mti, vajzën po ta rrit Karimi, ish gruaja po q**** me zezak.”

Ndërkohë që të gjithë prisnin një reagim nga Loredana, ajo ka zgjedhur rrugën e indiferencës dhe ironisë.

Pak pas publikimit të këngës, reperja ka postuar një foto në Instastory ku shfaqet me një shprehje fytyre të mërzitur dhe mosbesuese, e shoqëruar me diçiturën e shkurtër: “Bruhhhhhhh pls”.

Ky reagim i saj është interpretuar gjerësisht nga fansat si një përgjigje “me stil”, duke nënkuptuar se drama e krijuar nga ish-partneri i duket e tepërt dhe qesharake.

Me vetëm dy fjalë, Loredana duket se e ka mbyllur kapitullin e diskutimeve, duke treguar se nuk ndikohet nga provokimet publike.