Moderatorja Arbana Osmani ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe shumë të ndjerë për periudhën kur mësoi se ishte shtatzënë për herë të tretë dhe se do bëhej nënë e një vajze, pas dy djemve të saj, Jonit dhe Diellit.
Gjatë një bisede me shkrimtaren Lea Ypi, në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Arbana tregoi se shtatzënia erdhi rreth një vit pas lindjes së Diellit dhe nuk kishte qenë aspak e planifikuar. Në atë kohë, ajo ndodhej në një moment intensiv të jetës profesionale dhe emocionale, me angazhime të shumta pune dhe plane personale që mezi po priste t’i realizonte.
Moderatorja rrëfeu se kishte planifikuar të ndalte gjidhënien e Diellit, si edhe një udhëtim në Amerikë me bashkëshortin e saj, Eduard Grishaj, për t’u shkëputur nga rutina dhe për të gjetur pak qetësi. Por lajmi i shtatzënisë e gjeti të papërgatitur dhe e tronditi.
Arbana pranoi se reagimi i parë ishte një ndjenjë shoku dhe mërzie, ndjesi për të cilën më pas e ka gjykuar veten ashpër. Ajo theksoi se nuk ndihej gati për një fëmijë tjetër kaq shpejt dhe se mendja i ishte mbushur me pikëpyetje mbi mënyrën se si do ta përballonte gjithçka: punën, pasionet, dy fëmijët e tjerë dhe angazhimet që kishte marrë ndërkohë.
Megjithatë, me kalimin e kohës, Arbana u shpreh se gjithçka mori rrjedhën e vet dhe se frikërat u shuan një nga një. Sipas saj, jeta gjen mënyrën për t’i vënë gjërat në vend dhe, pavarësisht pasigurive fillestare, gjithçka arrihet
