“Të dhj*fsha lojën e këtij”/ Jul Deda komenton hyrjen e Luiz Ejllit në BBVA 5, por përplaset me ndjekësit

Hyrja e papritur e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” dhe deklarata e tij e fortë se “tani do të luftojnë për vendin e dytë”, ka shkaktuar reagime të shumta.

Aktori dhe ish-finalisti i BBVA 3, Jul Deda, ka shprehur entuziazmin e tij për këtë rikthim, duke parashikuar një tronditje të fortë për banorët aktualë.

Në një postim të tij, ai shprehet se mezi pret të shohë fytyrat e banorëve kur të kuptojnë se kanë përballë lojtarin më të fortë të katër sezoneve të fundit.

“Do kenë shkëmbime shikimesh, presion… Sepse të flasim drejt, Luiz Ejlli është më i forti nga 4 sezonet e kaluar dhe kam përshtypjen që ata do tremben,” është shprehur aktori.

Megjithatë, ky vlerësim maksimal për Luizin nuk është pritur mirë nga disa ndjekës, të cilët kanë bërë krahasime me Gjestin (fituesin e BBVA 4), duke përdorur terma ofendues ndaj lojës së këngëtarit.

Një komentues i ka shkruar Julit: “Mbas Gjestit është Luizi, nuk kishte lojtar të fortë mbrenda, plus të dhj*fsha lojën e këtij duke thënë jam sëmurë”.

Replika e aktorit ka qenë e menjëhershme dhe e prerë, duke refuzuar kategorikisht çdo krahasim mes dy figurave: “S’ka lidhje Gjesti me Luizin…! Mos bëni krahasime kot”.

Debati ka vijuar kur ndjekësi ka kërkuar argumente se pse Luizi është më lart, por Deda e ka mbyllur diskutimin me një përgjigje epike: “Gjërat që duken me sy të lirë, s’kanë nevojë për argumenta..!”.