Si rrallëherë, Dafina ndan foto me djalin dhe i dedikon fjalët e ëmbla

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila ka zgjedhur të mbajë një profil mjaft diskret lidhur me jetën e saj familjare pas martesës me Kreshnik Gjergjin dhe lindjes së djalit, Daskan, së fundmi ka thyer paksa “rregullat” e privatësisë.

Artistja ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente intime dhe të ngrohta me vogëlushin e saj.

Në fotot e publikuara, të cilat shfaqin copëza nga përditshmëria e tyre në makinë apo në shtëpi, Dafina është kujdesur sërish që të mos zbulojë portretin e plotë të djalit, duke ruajtur me fanatizëm imazhin e tij.

Megjithatë, ajo që ka emocionuar më shumë ndjekësit ka qenë dedikimi plot ndjenjë që ajo i ka bërë të birit, duke përshkruar ndjesinë e mëmësisë.

Ti ndryshove jetën time përgjithmonë. Ti e kthen çdo gjë gri me ngjyra, çdo stuhi në diell. Dashuria ime më e madhe,” ka shkruar këngëtarja, duke treguar se Daskan është kthyer në qendrën e botës së saj.