Pas zyrtarizimit të romancës së tyre disa muaj më parë, Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, raportohet se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Kjo ngjarje shënon një kapitull të ri për çiftin, ndërsa për Princin ky do të jetë fëmija i dytë pas vajzës nga martesa e mëparshme me Elia Zaharinë.
Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “PopArt.al” se fotografja është shtatzënë dhe pret një djalë.
Sipas të njëjtave burime, shtatzënia po shkon mirë dhe dyshja ka preferuar ta mbajë këtë lajm larg zhurmës mediatike, ndonëse përflitet se krahas ardhjes së foshnjës, kanë nisur edhe përgatitjet për dasmë.
Deri në këto momente, çifti nuk ka bërë ende asnjë reagim publik, duke zgjedhur të shijojnë në privatësi përgatitjet për zgjerimin e familjes.
