Reperi Mozzik ka trazuar rrjetin orët e fundit me publikimin e një “diss-i” drejtuar vetvetes, ku nuk ka kursyer fjalorët banalë dhe referencat e drejtpërdrejta për ish-partneren e tij, Loredana Zefi, dhe lidhjen e saj të re.
Në vargjet që kanë marrë dhenë në rrjet, Mozzik tregohet i pamëshirshëm me realitetin e tij aktual, duke përmendur futbollistin Karim Adeyemi:
“Je një copë m*ti, vajzën po ta rrit Karimi, ish gruaja po q*het me zezak.”
Por, ndërsa të gjithë prisnin një kundërpërgjigje të ashpër nga Loredana, reperja ka zgjedhur të bëjë të kundërtën: të injorojë totalisht dramën dhe të shfaqet më reale se kurrë.
Menjëherë pas bujës së këngës, Loredana ka postuar në Instastory një foto “të papërpunuar” (close-up), teksa sheh me ironi nga kamera.

Me këtë veprim, ajo ka dhënë një mesazh të qartë vetëbesimi dhe indiference ndaj komenteve të ish-bashkëshortit.
Duke sfiduar standardet e ngurta të bukurisë dhe perfeksionit artificial në rrjetet sociale, Loredana dëshmon se ndihet komode në lëkurën e saj, pavarësisht “sulmeve” publike. Ky reagim i heshtur është përshëndetur nga ndjekësit si një akt pjekurie dhe një shembull frymëzimi për vetëpranimin.
