Ditët e fundit, rrjetet sociale kanë vluar nga aludimet se fituesi fenomenal i sezonit të dytë, Luiz Ejlli, mund të bëjë një rikthim surprizë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Kjo valë spekulimesh është diskutuar hapur edhe në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ku moderatorja Sidorela Gjoni nuk ka ngurruar t’i bëjë pyetjen e drejtpërdrejtë partneres së Luizit, Kiara Titos.
Gjatë bisedës, Kiara ka zgjedhur të mos e mohojë kategorikisht lajmin, duke dhënë një përgjigje enigmatike që ka shtuar edhe më shumë dozat e dyshimit.
Sidorela Gjoni: Po më masakrohet telefoni me mesazhe. A do të hyjë Luizi në Big Brother?
Kiara Tito: Big Brother është i paparashikueshëm. Luizi është akoma më i paparashikueshëm. As nuk përjashtohet dhe as nuk konfirmohet. Është diçka që…
Diskutimi ka prekur edhe filmin e tij të ri, “Loja e Fundit”, duke krijuar një paralelizëm mes titullit dhe situatës aktuale.
Sidorela Gjoni: Luani dhe pak me titullin e filmit, “Loja e Fundit”, megjithëse, e fundit për Luizin nuk do të thoja asnjëherë.
Kiara Tito: Menduam se ishte e fundit, por…
Kjo deklaratë e lënë pezull nga Kiara ka ndezur sërish shpresat e fansave, të cilët presin me padurim të shohin nëse “Luanit” do t’i hapet sërish dera e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
