Në një intervistë të dhënë për Top Albania Radio, bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka sqaruar njëherë e mirë zërat për një afrimitet të mundshëm mes partnerit të saj dhe banores Selin.
Raporti mes dy banorëve është komentuar gjatë në rrjet dhe media për natyrën e tij, duke ngjallur kuriozitet nëse kjo situatë ka shkaktuar krisje apo xhelozi jashtë shtëpisë.
Rabea hodhi poshtë çdo dyshim për një lidhje romantike, duke e cilësuar marrëdhënien e tyre thjesht miqësore dhe mbrojtëse. Ajo theksoi se pas më shumë se një dekade bashkë, besimi te bashkëshorti është absolut dhe se nuk ndikohet nga veprimet e palëve të treta brenda lojës.
“Për mua ajo marrëdhënie mes Mirit dhe Selin është thjesht një marrëdhënie miqësore. Domethënë Miri i vjen Selin sikur është një goce, domethënë ai ka qejf, i pëlqen si një shoqe, kaq, dhe ashtu jam dhe unë dhe kam një shoqe dhe jemi mirë me njëri-tjetrin dhe s’dua të ndodhë një gjë e keqe dhe Miri e mbron ose mundohet ta mbrojë nga sulmet që ndodhin atje brenda nga gjërat e keqe.”
E pyetur drejtpërdrejt nga gazetarja Elona Duro nëse ndjen xhelozi, Rabea u përgjigj:
“Absolutisht jo por ka arsye se pse! Edhe unë kam qenë xheloze kur kam qenë më e re nga sa jam tani, por Miri dhe unë kemi më shumë se një dekadë bashkë dhe ne e njohim njëri-tjetrin me sy mbyllur dhe në një martesë duhet të kesh besim. Kam besim të plotë te Miri.”
Ndërsa për sa i përket mundësisë së ndonjë tentative nga ana e Selinës, ajo u shpreh e prerë:
“Por tashi çfarë bën Selin nuk është puna ime. Por unë e di edhe nëse ajo do të bëjë diçka me Mirin, unë prapë kam besim që ky e kundërshton, deri këtu dhe jo më shumë.”
