U eliminua mbrëmë, Stelina zbulon veprimin që i bëri gruaja e Mirit

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” vetëm pak orë pas eliminimit, Stelina ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike deklaratat e Keijsit lidhur me besnikërinë e këngëtarit Miri.

Debati e ka zanafillën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ku Keijsi pretendoi se Miri blinte lule për gra të tjera, duke theksuar se këtë informacion e kishte mësuar nga vetë Stelina, një qëndrim që ai e mban edhe pas daljes nga shtëpia.

Gjatë intervistës, ish-banorja e cilësoi këtë histori si një “sajesë të madhe” dhe theksoi korrektesën e këngëtarit ndaj familjes.

Për të vërtetuar se akuzat nuk kanë ndikuar në realitetin e tyre familjar, Stelina zbuloi se bashkëshortja e Mirit kishte vizituar biznesin e saj pikërisht ditën e sotme.

“Unë Mirin e njoh si një njeri shumë korrekt, një njeri që e respekton familjen e vet. Përpara se të hyja këtu pata një telefonatë ku bashkëshortja e tij ishte te dyqani im. Kështu që nëse do ishte e tillë, patjetër që nuk do vinte aty. Ishte motra te dyqani se unë po bëhesha gati të vija këtu. Unë e di që Miri është shumë korrekt me familjen e tij. Nëse të tjetër e njohin për një gjë tjetër, unë nuk kam asgjë për të shtuar. Është një shpifje shumë e madhe”, u shpreh ajo.

Me këtë deklaratë, Stelina mbylli diskutimet mbi këtë temë, duke konfirmuar se marrëdhëniet mes palëve të përfshira jashtë shtëpisë mbeten të pandryshuara.