Tjetër situatë e rëndë/ Stenaldo pështyn Rogertin në fytyrë pasi i tha se “e ka mallkuar Zoti” për verbërinë (Video)

Tensionet mes Rogertit dhe Stenaldos kanë kaluar çdo kufi, duke degraduar nga fjalët e rënda në veprime fizike.

Pas ofendimit shokues të Rogertit lidhur me shikimin e Stenaldos, ky i fundit ka reaguar në mënyrën më të ashpër të mundshme.

Përplasja nisi kur Rogerti i përsëriti sërish frazën e rëndë, duke refuzuar të debatonte me të për shkak të “mallkimit”.

“Me ty s’merrem se ty të ka nam Zoti…” i tha Rogerti në fytyrë.

I prekur në pikën e tij më të dobët dhe pas paralajmërimeve tëasnjëpasnjëshme për të pasur kujdes me fjalët, Stenaldo ka humbur kontrollin. Në një moment gjaknxehtësie, ai e ka pështyrë Rogertin direkt në fytyrë.