Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, ku ka mbetur i plagosur humoristi i njohur shkodran, Nexho Shabani.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh. është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, Nexho Shabani ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./JOQ

