“Ejona, të dua!”/ Bes Kallaku surprizon partneren e tij të re gjatë koncertit (Video)

Mbrëmjen e djeshme gjatë një koncerti, Bes Kallaku vendosi t’i japë fund njëherë e mirë pikëpyetjeve, duke zgjedhur pikërisht skenën dhe publikun e tij për të zbuluar personin që i ka rrëmbyer zemrën.

Përballë turmës brohoritëse, aktori ndau një moment tejet emocional, duke shpjeguar kuptimin e tatuazhit që ka bërë bujë së fundmi.

Me mikrofon në dorë dhe me zërin që i dridhej nga emocionet, Besi u shpreh:

“Jini falenderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun, vetëm kam bërë për të qeshur dhe kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua.”

Duke iu referuar tatuazhit në krahun e tij, ku lexohet data 25.12.2025 dhe shprehja “Trëndafil në kohë lufte”, ai vazhdoi:

“Dhe meqë më keni pyetur aq shumë nëpër komente dhe nëpër mesazhe për tatuazhin që kam bërë, dua të falenderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”

Kjo deklaratë e hapur dashurie u prit me duartrokitje dhe ovacione të shumta nga të pranishmit, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tij të re në mënyrën më spektakolare të mundshme.