Surpriza e mbrëmshme e Mateos për Brikenën u shit si një moment romantik dhe fillimi i një romance të re në “Big Brother VIP”, por analiza e ftohtë e gjuhës së trupit tregon një histori krejt tjetër.
Përtej fjalëve korteziale, shikuesit e vëmendshëm kanë kapur detaje që bërtasin “siklet” dhe “refuzim”.
1. Gëzimi para se të shihte Mateon
Në momentet e para, kur Brikena del në oborr dhe sheh arushin (pa e ditur ende autorin), ajo shfaqet e çlirët, e qeshur dhe duke vallëzuar.

Ekspertët e rrjetit aludojnë se në ato sekonda, Brikena mund të ketë menduar se surpriza vinte nga dikush jashtë shtëpisë (një njohje e vjetër apo pezull). Kjo shpjegon gëzimin e saj fillestar, pasi ajo ka deklaruar se është single, por jo domosdoshmërisht pa histori të pambyllura.
2. “Ngrirja” kur u shfaq Mateo
Sapo Mateo doli në skenë, atmosfera ndryshoi drastikisht. Gjuha e trupit të Brikenës kaloi nga e shkujdesur në e kontrolluar dhe formale.

Buzëqeshja e saj u zbeh në një mirësjellje të sforcuar dhe distanca fizike u rrit menjëherë. Ajo shmangu shikimin në sy, një sinjal i qartë i mungesës së interesit romantik.
3. Refuzimi i përqafimit (Momenti viral)
Momenti më i sikletshëm ishte kur Mateo hapi krahët për ta përqafuar, ndërsa Brikena bëri një lëvizje bllokuese me duar, duke e kthyer situatën në një shtrëngim duarsh formal. Kjo ishte një “JO” e heshtur, por e prerë, që tregon se ajo po menaxhonte situatën vetëm për hir të edukatës dhe kamerave.

4. Goditja finale ndaj romantizmit ishte emri i arushi
Mateo tentoi ta personalizonte duke e quajtur “Teo” (shkurtim i emrit të tij), por Brikena e refuzoi këtë intimitet duke ia vënë emrin “Boli”. Ky veprim e zhveshi dhuratën nga çdo kuptim romantik.
Përfundimi? Një surprizë që solli më shumë siklet për ne që e pamë sesa dashuri për ata që e jetuan.
