Angelo largohet nga shtëpia dhe habit me emrin: Ja kush e meriton finalen

Rrugëtimi i gazetarit Angelo Haruni në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, është mbyllur përfundimisht mbrëmjen e djeshme.

Pas një televotimi të ashpër ku ishin të përfshirë të gjithë djemtë e shtëpisë, Angelo rezultoi më pak i votuari nga publiku. Shpresa e tij e fundit u shua kur hapi biletën e fatit, e cila rezultoi negative, duke vulosur kështu largimin e tij nga gara.

Me të mbërritur në studio, opinionisti Arbër Hajdari nuk i kurseu pyetjen direkte se kë sheh ai si fitues të këtij edicioni.

Përgjigjja e Angelos ishte sa e papritur, aq edhe e menduar, duke shmangur emrat e lojtarëve “të zhurmshëm”.

“Për mua, duke parë edhe evolucionin që mund të ketë secili karakter deri në atë datë, Stelina,” deklaroi ai.

Duke analizuar lojën e tij, Angelo u shpreh se zgjodhi të ishte autentik dhe jo të kopjonte modele të mëparshme, edhe pse kjo mund t’i ketë kushtuar qëndrimin.

“Pak ditë para se të hyja në lojë, zgjodha të isha vetja dhe jo një karakter që ndoshta do të funksiononte në lojë, i ngjashëm midis Kristit dhe Gimbos. Por zgjodha të isha vetja, nuk ishte mjaftueshëm,” përfundoi ai.