Keijsi nuk ka kursyer kritikat e ashpra për ish-bashkëjetuesit e tij, ndërsa ka folur me tone mbrojtëse dhe plot ndjenjë për Inën gjatë Fan Club ditën e sotme.
Gjatë diskutimit me moderatoren Kiara Tito, Keijsi deklaroi se shumica e banorëve vuajnë nga mungesa e autenticitetit dhe se lojën e tyre e karakterizon falsiteti.
“Të gjithë banorët janë me një maskë, vetëm kur debatojnë e heqin atë. Kam përdorur në shtëpi fjalën falsitet,” u shpreh ai, duke theksuar se fytyrat e vërteta dalin në pah vetëm në momente tensioni.
Kur u pyet nëse edhe Ina bën pjesë në këtë kategori “me maskë”, Keijsi bëri një përjashtim të prerë. Ai e mbrojti vajzën me të cilën krijoi një romancë brenda shtëpisë, duke e cilësuar trajtimin ndaj saj si të padrejtë.
“Jo nuk e ka (maskën). Ajo po përpiqej që të tregonte se çfarë vlerash kishte. I është bërë një gjyq moral dhe është shumë e rëndë për një femër,” tha ai.
Ndërsa pyetjes së drejtpërdrejtë nëse e sheh Inën si nënën e fëmijëve të tij, Keijsi zgjodhi t’i përgjigjej me maturi, duke konfirmuar ndjenjat por duke kërkuar kohë.
“Është shumë shpejt… Jam shumë ‘in’ me Inën, ka karakter të fortë, më ka mbështetur shumë dhe më ka qëndruar shumë besnike,” përfundoi ai.
