Të gjithë djemtë në nominim, ja kush u largua nga Big Brother VIP Albania

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ka qenë vendimtare për gjininë mashkullore në shtëpi. Pas një televotimi të fortë ku të gjithë djemtë ishin të përfshirë kokë më kokë, publiku ka dhënë verdiktin e tij të prerë.

Banori që ka ndërprerë rrugëtimin është Angelo.
Ai ka rezultuar më pak i preferuari i publikut në këtë përballje të vështirë.

Shpresat e tij për një rikthim të mundshëm u shuan përfundimisht në studio, pasi Angelo nuk kishte biletë fati.

Me hapjen e biletës, u konfirmua se rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mbyllet përfundimisht këtu.