Kujdes, pamje të rënda: Makina godet një grup të rinjsh

Pamje shokuese janë siguruar nga Klankosova.tv, të cilat tregojnë momentin kur një veturë e tipit BMW godet qëllimisht dhe me shpejtësi një grup të rinjsh në një rrugë të Prishtinës.

Në videon e siguruar, shihen rreth 10 të rinj duke ecur, kur papritmas automjeti vjen me shpejtësi të madhe dhe sulet drejt tyre, duke marrë përpara disa prej tyre.

Pas goditjes së fortë, vetura largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pa u ndalur, ndërsa në tokë mbeten të shtrirë tre persona të lënduar.
Prapaskena e ngjarjes

Sipas burimeve, ky nuk duket të jetë një aksident i rastësishëm. Ngjarja dyshohet se ka lidhje direkte me të shtënat me armë që u raportuan në rrugën “Fahri Fazliu”.

Goditja me veturë raportohet të ketë ndodhur pikërisht pas incidentit të armatosur, duke sugjeruar një vazhdimësi të konfliktit mes palëve.