Mikrofonat e “Big Brother VIP” kapin gjithçka, edhe atëherë kur banorët harrojnë se po filmohen.
Një bisedë e shkujdesur në oborr mes Selin, Baby G dhe DJ Gimbos ka nxjerrë zbuluar një sekret: dy vajzat kanë pasur miqësi jashtë shtëpisë.
Gjithçka nisi në një atmosferë relaksi, kur Selin po përpiqej të këndonte një këngë të Baby G, por u bllokua te teksti.
Pa u menduar gjatë, ajo iu drejtua këngëtares duke i kujtuar një moment privat mes tyre:
“A të kujtohet që kemi qenë brenda tek makina dhe e kemi vendosur këtë (këngën)?”
Ky detaj nuk i shpëtoi DJ Gimbos, i cili i habitur nga informacioni i ri, ndërhyri menjëherë: “A keni ndejt ju jashtë bashkë?”
Vetëm në atë moment Selin e kuptoi gafën që bëri, duke reaguar e alarmuar: “Uaa më shpëtoi!”. Nga ana tjetër, Baby G u përpoq të kontrollonte dëmin, duke shpresuar te mungesa e vëmendjes së regjisë: “A është kamera tek ne?”
View this post on Instagram
