Tronditëse! Babai i dehur var me litar fëmijën 5-vjeçar nga dritarja, miqtë e filmojnë

Autoritetet në Voronezh të Rusisë kanë nisur një hetim urgjent pas shpërndarjes së një videoje tronditëse, ku një baba i dehur duket se ka rrezikuar jetën e djalit të tij të mitur duke e ulur me litar nga kati i shtatë i një pallati.

Në pamjet, fëmija, i cili besohet të jetë 5 ose 6 vjeç, shihet duke ulur rreth 25 metra në ajër dhe dëgjohet duke bërtitur nga frika: “Më mbaj, më mbaj”.

Në vend që të ndërhynin, miqtë e babait qeshin dhe regjistrojnë ngjarjen me telefon, ndërsa ai vetë inkurajon: “Filmojeni, filmojeni”.

Videoja tregon djalin i vetëm në errësirë dhe në temperatura të ulëta, derisa më vonë dëgjohet një zë gruaje që i kërkon të futet menjëherë brenda.

Babai, i cili ende nuk është identifikuar, shihet duke e tërhequr djalin brenda dhe duke thënë plot krenari: “Ja, kaq”.

Zyra e Prokurorisë Rajonale të Voronezhit konfirmoi nisjen e një hetimi dhe theksoi se babai, nën ndikimin e alkoolit, e ka ekspozuar fëmijën ndaj një rreziku të jashtëzakonshëm për jetën.

Autoritetet e mbrojtjes së fëmijëve do të jenë gjithashtu të përfshira, dhe prindërit mund të përballen me pasoja ligjore.