“Tatuazhi për të cilin jam penduar”/ Olsi Bylyku tregon për tatuazhin e përbashkët me Egli Takon: “E kam fshirë…”

Aktori dhe këngëtari i njohur, Olsi Bylyku, ka qenë i ftuar në programin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku përveç karrierës, është ndalur edhe te detajet e jetës personale.

Gjatë bisedës për pasionin e tij ndaj artit trupor, Olsi është pyetur nëse ka ndonjë tatuazh për të cilin është penduar.

Pa hezituar, ai ka pranuar se bëhet fjalë për tatuazhin e përbashkët (couple tattoo) që kishte bërë dikur me ish-partneren e tij, Egli Tako.

Dyshja kishin gdhendur në trup simbolikën e plotësimit të njëri-tjetrit: njëri kishte gjysmë-hënën dhe tjetri gjysmë-diellin.

Por, me përfundimin e lidhjes, duket se edhe kuptimi i këtij tatuazhi u zbeh. Olsi tregoi se ka vendosur ta mbulojë atë përfundimisht.

E kam mbuluar duke bërë një figurë maske mbi të,” rrëfeu aktori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Mirëmbrëma Yje (@mirembremayje)

Nga ana tjetër, Egli Tako nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me këtë çështje.

Megjithatë, ndjekësit e vëmendshëm kanë vënë re në fotot e saj të fundit në rrjetet sociale se tatuazhi nuk duket më, çka lë të kuptohet se edhe ajo, ashtu si Olsi, mund ta ketë fshirë ose mbuluar kujtimin e romancës së tyre disavjeçare.

Screenshot

Screenshot