Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka ndezur reagime të shumta mes ndjekësve të Big Brother VIP Albania.
Në pamje shfaqen dy banorët e shtëpisë, Artani dhe Miri, të përfshirë në një debat të ashpër, i cili për pak sa nuk degradoi në përplasje fizike.
Gjatë videos, Artani shihet duke debatuar me tone të larta me Mirin, ndërsa tensioni mes tyre rritet nga momenti në moment. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut është reagimi i Mirit, i cili në një çast duket sikur matet për ta goditur Artanin.
Mbetet për t’u parë nëse Vëllai i Madh do të reagojë ndaj kësaj situate dhe nëse do të ketë masa disiplinore për banorët e përfshirë.
