Skandal në BBV! Rogerti kalon çdo kufi duke prekur vdekjen e vëllait të Gjestit, revoltohet Dj Gimbo

Shtëpia e “Big Brother VIP” është përfshirë nga një debat i ashpër që ka kaluar çdo limit të lojës televizive.

Protagonist është sërish Rogerti, i cili pas akuzave për bullizëm ndaj Malit, këtë herë ka prekur një plagë shumë të ndjeshme: tragjedinë familjare të reperit Gjesti.

Me një gjakftohtësi që ka shokuar banorët, Rogerti i është drejtuar DJ Gimbos me një kërkesë makabre për të shuar kuriozitetin e tij mbi aksidentin fatal.

A po ma tregon si ndodhi aksidenti i vëllait të Gjestit se nuk e kam lexuar. Dua ta di si histori?” ishte fjalia që ndezi “zjarrin”.

Reagimi i Gimbos ka qenë i menjëhershëm dhe shpërthyes. Ai nuk e ka toleruar faktin që një dhimbje e tillë të përdoret për diskutim në një reality show, duke e sulmuar ashpër Rogertin.

Ti mendon se do flas unë për këtë temë para kamerave? O i paftyrë, ti nuk je në vete. Ti prek familjen e dikujt, te një fëmijë 15-vjeçar,” i bërtiti Gimbo, duke e akuzuar për mungesë totale njerëzillëku.

Rrjeti ka shpërthyer sërish në kritika ndaj Rogertit, duke e cilësuar këtë si një strategji të ulët për të prekur pikat e dobëta të banorëve përmes tragjedive familjare.