Rëndohet situata në BBVA, Rogerti provon Gimbon— i përmend vëllain e ndjerë të Gjestit

Një moment mjaft delikat dhe tensionues është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, ku kufijtë e etikës janë testuar sërish.

Rogerti ka tentuar të hapë një diskutim rreth një teme shumë të ndjeshme: tragjedinë familjare të këngëtarit Gjesti, i cili humbi vëllain e tij kohët e fundit.

Duke qenë se Gjesti është mik i ngushtë i DJ Gimbos, ky i fundit nuk ka lejuar asnjë sekondë që kjo bisedë të zhvillohet. Sapo Rogerti ka nisur të flasë për ngjarjen, Gimbo ka ndërhyrë menjëherë dhe në mënyrë të prerë.

Ai i ka bërë të qartë se nuk dëshiron që kjo temë të diskutohet, dhe aq më pak të përdoret për konsum publik përpara kamerave të spektaklit.

“Preferoj të mos e hap këtë bisedë këtu,” është shprehur ai, duke kërkuar respekt maksimal për dhimbjen e mikut të tij jashtë shtëpisë.