Mos vallë Arbana Osmani konfirmoi moderimin e “Ferma VIP” me këtë foto?

Arbana Osmani vijon të mos japë asnjë përgjigje zyrtare për “Ferma VIP”.

As një “po”, as një “jo”. Megjithatë, lëvizjet e saj në rrjete sociale po ushqejnë edhe më shumë zërat për një rikthim të mundshëm në ekran.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar një Story ku shfaqet mes gjelbërimit dhe baltës, me çizmee e bëta me baltë.

Në pamje nuk ka asnjë mbishkrim që lidhet drejtpërdrejt me “Ferma VIP”, por vendndodhja dhe atmosfera “fshatare” u lexuan nga shumë ndjekës si një sinjal i koduar.

Deri tani, nga vetë Arbana nuk ka asnjë deklaratë. E vetmja gjë që po shton kuriozitetin është heshtja e saj dhe këto detaje të vogla, që në botën e televizionit dhe PR-it shpesh bëhen “teaser”.