Një tjetër detaj i papritur po bën xhiron e rrjetit lidhur me banoren e Big Brother VIP Kosova, Dolce dhe kësaj here ka të bëjë me moshën e saj reale.
Që në hyrje në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Dolce u prezantua si 31 vjeçe, një deklaratë që u pranua normalisht nga publiku dhe banorët e tjerë. Por duket se e vërteta është krejt ndryshe.
Sipas burimeve të Prive Klan Kosova, Dolce në fakt është 41 vjeçe, plot 10 vite më shumë nga sa kishte deklaruar në Prime.
Ky informacion ka ngritur dyshime dhe reagime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit po e akuzojnë për mashtrim dhe mungesë transparence që në nisje të lojës.
