Në një story të publikuar në Instagram nga familjarët, thuhet se gjatë gjithë mbrëmjes Rogerti ishte vënë në shënjestër nga banorët pas debateve të ashpra me Malin.
Sipas pamjeve dhe përshkrimit, Mateo ka hedhur Rogertin nga shtrati, duke e tërhequr me forcë nga jorgani, ndërkohë që ky i fundit ishte shtrirë për të fjetur.
Reagimet nuk kanë munguar, me thirrje të forta që produksioni të hapë “zarf të zi” për Mateon dhe të marrë masa ndëshkuese, duke e konsideruar aktin jo vetëm dhunë fizike, por edhe presion psikologjik ndaj një banori në moment dobësie.
“Loja nuk bëhet duke lënduar tjetrin”, thuhet mes të tjerash, ndërsa paralajmërohet se një veprim i tillë mund të kishte përfunduar edhe më keq.
Tani mbetet për t’u parë nëse produksioni do të reagojë dhe çfarë vendimi do të merret për këtë situatë.
View this post on Instagram
